Detaje të reja mësohen nga aksidenti i rëndë në Gjirokastër. Në aksident janë përfshirë dy makina.
Mësohet se njëri prej mjeteve të përfshira në aksident është i tipit “Fuoristradë” dhe ka “fluturuar” jashtë rrugës, duke u shkatërruar plotësisht.
Ngjarja është shënuar në afërsi të Derviçanit, ndërsa kanë mbetur të plagosur tetë persona. Mes të plagosurve është edhe një fëmijë rreth 4-5 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Fëmija ka pësuar dëmtime në kokë.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.












