KQZ ka përfunduar me rinumërimin e votave në 11 kutitë me kërkesë të Ndocajt. Mësohet se ka rezultuar një proces farsë ai i rinumërimit të 11 kutive të votimit, ku u konstatua vetëm një votë e numëruar gabim.
Vota i përkiste Eduard Ndocajt, ndërkohë që i ishte kaluar kandidatit fitues nga PS Pjerin Ndreu. Në Qendrën e Votimi 0714/1, Eduart Ndocaj ka marrë 14 vota, nga rinumërimi doli 15 vota.
Në Qendrën e Votimit 0705 rezultonte se Ndocaj kishte marrë 2 vota, sipas rinumërimit ai ka marrë 5 vota.
Rezultati u miratua me 4 vota pro dhe një kundër të kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri. Hapja e kutive u vendos gjatë mbledhjes së djeshme, pas kërkesës së Partia Konservatore Albania, e cila përfaqësohej në Lezhë nga Ndocaj.












