Ditën e sotme, Gjykata vendosi lirimin e ish-deputetit Bardh Spahia, i cili qëndronte në arrest shtëpie. Në argumentimin e vendimit, thuhej ndër të tjera, se arrestimi i tij ishte i paligjshëm.
Këtë vendim të gjykatës e ka komentuar dhe ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, i cili thotë se vërtetua edhe një herë se, policia politike e Ramës nuk bën ndalime dhe arrestime të ligjshme.
“Edhe arrestimi i Bardh Spahisë ju doli i PALIGJSHËM! S’kisha dyshim. Ç’arrestim të ligjshëm mund të bëjë policia politike?!”, shkruan Manjani në një postim të tijin në Facebook.

Bardh Spahia u arrestua pas sulmit ndaj një KZAZ-je të vendosur në një shkollë të Shkodrës.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë”, “Shkatërrim i pronës me zjarr”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore”.












