Banorët e Mbrostarit në bashkinë e Fierit protestuan sot në ambientet e bashkisë duke kërkuar largimin kryetarit të saj Armando Subashi.
Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi është përballur me protestën e qytetarëve gjatë një mbledhje, ku do të fliste për ndërtimin e një impianti për djegien e mbetjeve që pritet të dnërtohet në këtë fshat.
Banorë të fshatit filluan thirrjet “Nuk e duam” ndërkohë që kryetari po fliste rreth impiantit. Pas kësaj, ata nisën t’i kërkojnë kryetarit të bashkisë që të largohej.
Banorët hynë në zyrën e kreut të Bashkisë me pankarta ‘Stop kancerit’. Subashi u justifikua se projekti për ndërtimin e impiantit është miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak.
Ndërkohë, tensione ka pasur edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.











