Shqipëria vazhdon te jetë ende në rrezik për tërmete të vazhdueshme, ndonëse me intesitet të ulët.
Raportohet për një tjetër tërmet, lëkundjet e të cilit janë ndjerë rreth orës 10:30. Epiqendra ka qenë në fshatin Krahes, me thellësi 12 km.

Kujtojmë se javët e fundit, një nga qytetet e vendit që është prekur dhe dëmtuar nga tërmetet ka qenë fshati Floq në Korçë. Aty situata u paraqit e vështirë, me tërmete të forta dhe me dëmtime serioze të dhjetëra banesave.












