Ndodh dhe kështu në një familje shqiptare në Selanik. Babai, mamaja dhe vajza, janë arrestuar nga policia greke si pjesë e një grupi të shpërndarjes dhe shitjes së kokainës.
Mësohet se familja lëndën narkotike e fshihnin me kujdes brenda kukullave.Çifti i bashkëshortëve, të dy 45 vjeç, u arrestuan mbrëmjen e së shtunës teksa po udhëtonin me makinë.Policia greke tha se makina me të cilën u kapën burrë e grua, është në pronësi të vajzës së tyre 20-vjeçare.
Ata u ndaluan për kontroll dhe në mjet u gjetën 205 gram kokainë që ishin fshehur brenda kukullave.
Kërkimet vazhduan edhe në banesën e familjes shqiptare. Edhe aty u gjetën doza kokaine dhe u arrestua vajza e çiftit. Hetuesit sekuestruan gjithashtu 8640 Euro dhe një automjet.











