• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Reagon Meta: Si Rama vuri në dorë reformën në drejtësi

droni by droni
3 July, 2019
in Kryesore, Politika
0
Reagon Meta: Si Rama vuri në dorë reformën në drejtësi
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë një tjetër reagim për të sqaruar ajo që sipas tij quhet “Ramaformë”.

KOMENTI I METES
Momenti kyç dhe më cilësor se si Reforma në Drejtësi u shndërrua në Ramaformë. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë u miratua në 21-22 Korrik 2016, me 140 votat e plota të Kuvendit të Shqipërisë.

Të gjitha ndryshimet kushtetuese u miratuan sipas këshillimeve të Komisionit të Venecias, institucioni më i lartë dhe më prestigjioz në Europë për çështjet e së drejtës kushtetuese. Pasi mori timonin e qeverisë, i vetëm dhe pa frena, në shtator 2017, Kryeministri Rama si Artist i njohur, filloi të tjetërsonte Reformën në Drejtësi për ta bërë Ramaformë.
Reforma e miratuar sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, filloi të zbatohej sipas shpirtit krijues që buronte nga “Bienale e Venecias”.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, parashikon qartë mënyrën se si zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm.
Në nenin 148/a, përcaktohet se “Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat (84 vota) e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi”, ndërsa në nenin 179/ pika 13, si Dispozitë Kalimtare e Kushtetutës u përcaktua se, “Deri në zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, por jo më vonë se data 1 shtator 2017, zgjedhja e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe e Prokurorit të Përgjithshëm do të bëhet me dy të tretat (94 vota) e anëtarëve të Kuvendit. Zgjedhjet e tjera do të bëhen me tri të pestat (84 vota) e anëtarëve të Kuvendit”.

Kjo mënyrë zgjedhje u rekomandua nga Komisioni i Venecias për të shmangur kapjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga mazhoranca e kohës (PS + LSI) që zotëronte mbi 84 mandate në Kuvend. Mënyra e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm u vlerësua me shumë seriozitet nga Komisioni i Venecias, i cili ka dhënë rekomandime shumë të qarta dhe objektive mbi këtë çështje.

Komisioni Venecias rekomandonte se emërimi i Prokurorit të Përgjithshëm është i rëndësishëm dhe duhet të tërheqë një shkallë të lartë konsensusi pa kompromentuar cilësitë e një kandidati të suksesshëm. Zgjedhja e njëanshme e këtij institucioni (PP) nga mazhoranca do të shkaktonte mungesë besimi nga opozita tek standardet e reformës dhe do të krijonte bindjen se mazhoranca e kohës po kapte sistemin e ndjekjes penale.

Për të shmangur këtë situatë (kapjen e institucionit të Prokurorit të Përgjithshëm), Komisioni i Venecias rekomandoi dhe Kuvendi i Shqipërisë e pranoi, që deri në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017, pra deri në 1 shtator 2017, zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm të bëhet me 2/3 (dy të tretat) e anëtarëve të Kuvendit, pra me 94 vota, në mënyrë që mazhoranca e kohës Rama-Meta, të mos kishte mundësi ta zgjidhte e vetme Prokurorin e Përgjithshëm.

Ndërsa pas datës 1 shtator 2017 zgjedhjet e tjera të Prokurorit të Përgjithshëm do të bëheshin me 3/5 (tri të pestat) e anëtarëve të Kuvendit, pra me 84 vota. Kështu rekomandoi Komisioni Venecias dhe kështu vendosi Kuvendi i Shqipërisë me 140 votat e tij maksimale në datat 21-22 korrik 2016. Por si mund të rrinte sistemi i drejtësisë pa pasur një PPP (Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm)?!

Për këtë, Timoneri, në mënyrë shumë krijuese, nëpërmjet një ligji shpiku një “PPP”, institucion ky që nuk ekziston asgjëkund në Kushtetutën e Shqipërisë, të miratuar me 140 vota në 21-22 korrik 2016. Falë vizionit të Ulsiut dhe certifikatës së ekspertëve të EURALIUS e jo vetëm, nëpërmjet një interpretimi artistik, Timonieri ia doli që në dhjetor 2017 të zgjidhte Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm (PPP) vetëm me 69 vota.

Kjo është mënyra antikushtetuese se si kaluam nga reforma me 140 vota në Ramaforma me 69 vota. Pra, nga standardet e qarta të Komisionit të Venecias kaluam tek qëllimet artistike të Bienales së Venecias.

Nga Reforma kaluan tek Ramaforma.
Që atëherë si vend, kemi thyer çdo rekord botëror, për krijimin dhe dhënien e PPP-ve për frymë.

Që atëherë, kemi thyer çdo rekord dhe standard ndërkombëtar të çmimit për kilometër për autostradat dhe veprat e tjera publike. Që atëherë, kemi thyer çdo rekord dhe standart të trajtimit preferencial me ligj.
Një guinness i ri shqiptar.
Vijon……” – shkruan Meta.

Tags: drejtesimetaRamareforma
Previous Post

Horoskopi, 4 korrik 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Next Post

Eliot Engel në Beograd, flet për bisedimet Kosovë-Serbi dhe qëndrueshmërinë e rajonit

droni

droni

Next Post
Eliot Engel në Beograd, flet për bisedimet Kosovë-Serbi dhe qëndrueshmërinë e rajonit

Eliot Engel në Beograd, flet për bisedimet Kosovë-Serbi dhe qëndrueshmërinë e rajonit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.