Ambienti privat, i cili shërbeu si qendër votimi në zgjedhjet e 30 qershorit është sulmuar me breshëri arme.
Raportohet për qendrën e votimit në Fushë Kuqe të Laçit, e cila është sulmuar rreth orës 1:00 pas mesnatës së shkuar. Si pasojë nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Fillimisht është raportuar se brenda qendrës së votimit ka pasur komisionerë e ndërkohë më vonë është verifikuar që qendra e votimit ka qënë bosh.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.











