Ambasadori britanik, Duncan Norman, ka bërë deklaratën e fortë për votimet e sotme, duke treguar se ato mund te mos quhen të vlefshme.
Ambasadori ia delegoi pergjegjesine per te percaktuar vlefshmerine e tyre Gjykatës Kushtetuese, ndonëse në Shqipëri ky organ mungon. Edhe kryediplomati britanik e ka cilësuar një situatë të pazakontë.
“Sigurisht është një situatë e pazakontë, nuk ndodh shpesh që të shkohet në votime pa i dhënë votuesve që të zgjedhin midis disa alternativa. Por nuk na takon ne për të bërë vlefshmërinë e këtyre votimeve. I takojnë Gjykatës Kushtetuese. Ne jemi këtu për të vlerësuar, për të ndjekur procesin dhe për të parë situatën.
Ambasadori Norman ndodhej në Kamëz për vëzhgimin e procesit të votimit.











