Ndodhin dhe këto situata, kur votimet janë thjesht farsë dhe kur kandidatët harrojnë që janë kandidatë dhe zbulojnë se janë vetëm për të çuar deri në fund skenaret e mazhorancës.
Një situatë e padëgjuar më parë ka ndodhur në Vlorë me kandidaten e Bindjes Demokratike. Mesa duket, kandidatja ka harruar që kandidon dhe ka bërë gafën e madhe në qendren e votimit.
Kandidatja e Bindjes Demokratike në Vlorë është paraqitur në QV për të votuar. Por Valbona Mezini kishte harruar pasaportën dhe kartën e identitetit në shtëpi.
Mezini kuptoi gjithçka vetëm në momentin që shkoi pranë komisionerëve dhe ata i kërkuan mjetin e identifikimit.
Por nuk është lejuar që të votojë pa mjetin e identifikimit.












