Ish – deputetja e PD Albana Vokshi ka reaguar ashper sot ne lidhje me dhunën policore ndaj gazetarit Enver Doçi.
Deklarata e Vokshit:
Dënoj me forcë dhunën policore ndaj gazetarit të News 24 Enver Doçi.
Dhuna shtetërore ka dal jashtë kontrollit. Pasi dhunuan gjatë gjithë natës dhe ditës së sotme qytetarët, tashmë rradha i erdha punonjësve të medias në krye të detyrës.
Ky është regjimi kriminal i Edi Ramës, që po tregon fytyrën e vëretët nga ora në orë. Kjo është Policia Politike dhe Kriminale e Edi Ramës.
Refuzoni dhunën shtetërore. Braktiseni Edi Ramën, njëriun që për pushtet personal ka vendosur të dhunojë liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë, të dhunojë brutalisht lirinë e medias dhe të drejtën e informimit.
Mos u trembni! Regjimi është drejt fundit. Rezistoni, bashkohuni me njëri tjetërin.
Të bashkuar do ta mposhtim dhunën shtetërore.











