• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GAZETA BELGE DIAGNOSTIKON RAMEN/ Shqipëria, një narko-shtet nën influence të trafikantëve

droni by droni
29 June, 2019
in Kronika, Kryesore
0
Deputetët socialistë në vështirësi; larmishmëri tezash në mbrojtje të Vangjush Dakon
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkrimi i meposhtem eshte botuar dje ne te perditshmen belge Le soir belge.

Nga Dominique Dunglas

Zgjedhjet vendore mbahen këtë të diel në “vendin e shqiponjave”. Mes drogës, dhunës dhe krizës institucionale, vendi i vogël ballkanik është përthithur në një spirale ferri.

Shpjegimi, NGA KORRESPONDENTI NË ROMË.

Kjo e diel, 30 qershor do të jetë një ditë vendimtare për Shqipërinë. Në zemër të “barutit” ballkanik, banorët ftohen të votojnë për të zgjedhur Kryetarët e rinj të Bashkive. Por Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dhe opozita e djathtë bojkotojnë këto zgjedhje të kërkuara nga Kryeministri socialist, Edi Rama. Motivi i bojkotit : përgjime telefonike në të cilat Kryeministri bisedon me një trafikant të njohur droge dhe që konfirmojnë akuzat për korrupsion që i adresohen prej muajsh.

Një konflikt institucional në zemër të Europës – vendi i “shqiponjave” ka paraqitur kandidaturën e saj në BE – që rikujton atë në Venezuela. Ndërkohë që incidentet e dhunshme shtohen gjatë javëve të fundit, kancelaritë druajnë që dita e votimit të kthehet në një luftë civile.

“Kanabistan” europian.

Droga dhe politika shkojnë së bashku në Shqipëri prej kohësh. Diktatori Enver Hoxha kishte të mbjellat e tij me kanabis që i çonte drejt Italisë. Me vdekjen e tij në 1985, Sigurimi, Stasi shqiptar, morri radhën. Por është duke filluar 2005, në një kohë që partia demokratike (e djathta) është në pushtet, që shërbimet anti-drogë europiane zbulojnë fshatin e Lazaratit, në jug të vendit. Fshatarët atje mbillnin 5.000 hektarë kanabis që prodhonin 900 ton drogë. Një skandal i denoncuar nga socialistët që morrën pushtetin në vitin 2013. Një vit më pas, 800 ushtarë të trupës së elitës rrethojnë këtë zonë të lirë dhe lufta zgjat dy ditë. Një qind ton kanabis sekuestrohen.

Shkelmimi i folesë në fakt veçse i shtriu më tej të mbjellat, këtë rradhë me bekimin e socialistëve të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama. Sekuestrimet rriten. Në 2016, “Guarda di financa” italiane që realizon fluturime të vendit, vlerëson që 15.8% të territorit shqiptar i dedikohet kulturës së kanabisit, dhe që vendi prodhon 9.300 ton hashash, që importohen në të gjithë Europën, çka përfaqëson mbi 10% të PBB së vendit. Turistët përfundojnë pa dashje në të mbjella me drogë që nuk kanë fund. Shqipëria është bërë një narko-shtet, “kanabistan-i” i Europës.

Banane dhe kokaine kolumbiane

Duke filluar 2017, fotot ajrore detektojnë më pak të mbjella. “Por sekuestrimet rriten”, deklaron komisar Leggeri, komandat i forcave të policisë në jug të Italisë. “Gjeni gabimin.” Gabimi është përparimi teknologjik. Trafikantët kanë mësuar të kultivojnë së brendshmi, në uzina të braktisura osë në tunele ushtarake. Ata kanë bërë një kërcim në cilësi gjithashtu duke investuar paratë e kanabisit në kokainën kolumbiane.

Në 28 shkurt 2018, 613 kg pluhur i bardhë zbulohen në një ngarkesë bananesh. Trafikanti, Arbër Cekaj, kishte sjellë 97 kargo me banane gjatë dy viteve të fundit, duke rritur me 10 herë importin e këtij fruti nga Kolumbi. Tashmë rrjetet shqiptare të vendosura në Amerikën e jugut bëjnë grosistin dhe negociojnë ngarkesat e kokainës që po përmbytin Europën.

Pwrfshirja e socialistëve në pushtet është i qartë. Ish-ministri i brendshëm, Sajmir Tahiri, do të gjykohet në korrik për trafik droge. Vëllai i pasuesit të tij, Fatmir Xhafaj, është dënuar në Itali për trafik kokaine. Qindra përgjegjës policie, të ushtrisë apo dhe gjyqtarë, janë të kompromentuar. Deri në Kryeministrin personalisht.

“Ky votim nuk është kushtetues”

Lulzim Basha është lideri i Partisë Demokratike, grupimi i opozitës ndaj qeverisë socialiste të Edi Ramës.

Përse i bojkotoni ju zgjedhjet e të dielës?

“Nuk ka zgjedhje të dielën. Ky votim nuk është kushtetues, Presidenti i Republikës e ka deklaruar ilegal dhe vetëm ai mund t’i thërrasë ato. Në 31bashki nga 61, nuk do të ketë kandidat të opozitës, dhe në 30 bashkitë e tjera, opozita përfaqësohet nga një parti fasadë që qeveria e themeloi në një natë. Socialistët i manipuluan votimet e 2015 dhe të 2017me bashkëpunimin e krimit të organizuar dhe të narko–trafikantëve. Ne e dimë këtë gjë dhe ne kemi provat.”.

Në të shkuarën dhe partia juaj është akuzuar për kompromis me trafikantët e drogës dhe, ju gjithashtu, jeni nën hetim për pastrim parash. E gjithë politika shqiptare është e korruptuar?

“Për të më kompromentuar, kanë fabrikuar prej dy vitesh akuza të rreme. Kam bashkëpunuar plotësisht me drejtësinë. Ata nuk kanë asgjë. Lufta kundër drogës është një prioritet për Partinë Demokratike. Kur ne ishim në pushtet, policia italiane, Shtetet e Bashkuara, NATO dhe Komuniteti europian e kanë konfirmuar këtë gjë. Ndërkohë që sot, Shqipëria është eksportuesi i parë i kanabisit në Europë. Krimi i organizuar i përdor këto fitime për të paguar politikanë dhe për të investuar në kokainë dhe në heroinë. Në Londër, Roterdam, Hamburg, trafikantët shqiptarë drejtojnë trafikun. Kryeministri është një delinkuent politik, një gënjeshtar i përfshirë në trafikun e drogës.”

A ka një zgjidhje paqësoje për të dalë nga kriza politike?

“Duhet të respektohen vlerat evropiane dhe të zhvillohen zgjedhje të lira (shënim i gazetës : Shqipëria është kandidate për të hyrë në BE). Këto zgjedhje nuk mund të zhvillohen me një Kryeministër që ka manipuluar zgjedhjet në 2015 dhe në 2017. Largimi i Edi Ramës është një kusht sine qua non. Dhe të gjithë kriminelët dhe politikanët e korruptuar të denoncuar nga antimafia duhet të gjykohen. Këto janë dy kushtet e opozitës. Por ne jemi kundër dhunës.”

Tags: Gazeta nderkombetarenarkotrafikanti
Previous Post

Dhurata Çupi: 5 arsye pse dhunuesi Edi Rama duhet braktisur me 30 Qershor

Next Post

Mehmetaj: Rudina Hajdari po i bën shërbime qeverisë Rama

droni

droni

Next Post
KEJDI MEHMETAJ/Më vjen keq për Erion Braçen dhe Fatmir Xhafën

Mehmetaj: Rudina Hajdari po i bën shërbime qeverisë Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.