Dëshmia e një prej infermiereve në spitalin e Peshkopisë ka zbuluar të vërtetën mbi lëndimin e policëve gjatë përplasjeve në Dibër.
Referuar infiermieres, policët janë shtruar në spital pas lëndimit që kanë marrë nga lëshimi i gazit lotsjellës hedhur nga kolegët e tyre.
Kjo rrëzon poshtë skenarin e pretenduar nga Lleshaj dhe policia, se policët u plagosën me dashje nga qytetarët që po protestonin.
PD dënon këtë veprim të policisë, ndërsa e cilëson këtë të fundit si mjet politik të regjimit të Edi Ramës.












