Një numër i madh mbështetësish të opozitës në Pukë protestuan sot para KZAZ-së. Kreu i PD Pukë Ferit Ringaj tha se pukjanët janë vendosur nën trysni e nën presion që të votojnë.
“Sot qindra qytetarë në Pukë e Fushë Arrëz u shantazhuan. Po bëhet presion punonjësve të marrin pjesë në zgjedhje”, deklaroi kreu i PD Pukë.
Mbështetësit e opozitës marshuan në rrugë me pankarta dhe thirrje “Rama ik”.











