Një video që është publikuar nga vëzhgues të opozitës në Kolonjë akuzon Niko Peleshin të jetë përfshirë në skandalin blerjes së votave në këtë bashki.
Në video dëgjohet zëri i një qytetareje që thotë se i kanë ofruar 25 euro që të votojë për kandidatin e majtë, Ilia Stefo.
Në video përmendet dhe emri i zv.kryeministrit Niko Peleshi, duke thënë se paratë janë ofruar prej tij.
Ndërkohë, kandidati i majtë, Ilia Stefo ka reaguar për videon duke e quajtur “qesharake”.












