Nicolas Sarkozy është eliminuar në raundin e parë të zgjedhjeve brenda qendrës së djathtë për kandidatët që do të dalin për zgjedhjet presidenciale në Francë.
Ish-Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy mori 22.1% të votave, sipas rezultateve të para.
Në raundin e dytë do të përballen ish-Kryeministrat Francois Fillon dhe Alain Juppe.
Ky i fundit mori 27.6% të votave, ndërsa Fillon 43.5% të votave. Raundi i dytë brenda qendrës së djathtë pritet të zhvillohet më 27 nëntor.
Zgjedhjet presidenciale në Francë do të zhvillohen më 23 Prill 2017.











