Gjykata e Budapestit në Hungari ka vendosur të mos ekstradojë ish-kryeministrin Nikolla Gruevskin.
Kujtojmë se ai u arrestua mëngjesin e sotëm,pas kërkesës së gjykatës.
Maqedonia e Veriut kërkoi ekstradimin për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vjetësh për lëndën e PSP “Tanku”. Si dhe ngjarjet e përgjakshme në Kuvend për të cilët dyshohet se ka qenë organizator.











