Pas videos ku shihej e përqafuar në krahët e aktorit Romeo Veshaj, nuk na lindën me dyshime se çifti më i ri i Showbizz-it janë Jonida Maliqi dhe aktori i humorit.
Asnjë nga të dy deri më tani nuk janë prononcuar, duke lënë çdogjë enigmatike, ndonëse provat flasin vetë.
Jonida nuk ka preferuar as ta mohojë, e as të pohojë, por ka dhënë një përgjigje shumë të zgjuar. E pyetur nga Class se si i komenton titujt rozë të kohëve të fundit për një “Romeo” në jetën e saj këngëtarja ka thënë: Jeta ime personale dua të mbetet e tillë, ndaj mund të shprehem se jam e qetë dhe e lumtur momentalisht.











