Një person është arrestuar ditën e sotme në Lezhë, teksa është kapur me armë. Burime zyrtare, bëjnë me dije se 49-vjeçari qëllonte me armë dhe ndërkohë dispononte disa lloje të armëve luftarake.
“Ky shtetas, në efektin e alkoolit, në oborrin e banesës së tij ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.
Në cilësinë e provës materiale , u sekuestruan 3 gëzhoja në vendngjarje si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën 2 armë zjarri automatike, ( automatik model MP-40 dhe Pushkë model 63), si dhe një granatë dore ofensive
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. parashikuar nga neni 278 dhe 274 të Kodit Penal”,-sqaron policia.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2352860854954225/












