Dy pedagogë, tre studentë dhe një përgjegjës rojesh private, janë arrestuar sot nga Policia e Shkodrës.
Sipas burimeve të Policisë lokale, mësohet se arrestimi i tyre është bërë pas një urdhri të dalë nga Prokuroria e këtij Rrethi.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se pedagogët e arrestuar janë Roakin Daberdaku dhe Simon Lufi, të dy të lëndës së historisë.
Ata së bashku me tre studentët dhe përgjegjësit e rojeve private, dyshohen për korrupsion në vënien notave.












