Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme me pasojë plagosjen e gjashtë personave .
Ngjarja ndodhi në magjistralen që lidh Mitrovicën me Pejën.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës ka deklaruar rastin për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se në aksident është përfshirë një autobus dhe një veturë.
“Sot rreth orës 15:22 në magjistralen Mitrovicë- Peje afër vendit Përroi i keq, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture civile, me targa vendore. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 6 persona . Njësitet relevante janë ne vend te ngjarjes”-shkruhet në njoftim.












