Bashkia Pogradec i ka dërguar një letër KQZ-së, ku thotë se nuk do të lejojë zgjedhje më datë 30 qershor.
Sipas komunikimit të Bashkisë Pogradec me KQZ-në, qendrat e votimit do të ruhen nga punonjës të Bashkisë dhe jo nga Policia e Shtetit, gjithashtu nuk do të lejohet futja e materialeve zgjedhore.
Ky vendim sipas bashkisë vjen në respekt të dekretit të Presidentit, botuar edhe në fletoren zyrtare, i cili ka shtyrë datën e zgjedhjeve.












