Për të pestën herë komisioni parlamentar i medias kërkoi një seancë dëgjimore me autorët e emisionit investigativ “Publicus”. Deputetët e mazhorancës refuzuan të marrin pjesë. Megjithatë gazetarët përpara deputetëve të Partisë Demokratike dhe deputetes Mimoza Hafizi u shprehën për presion të qeverise mbi median. Ata gjithashtu i kërkuan komisionit parlamentar të thërrasë në dëgjesë edhe kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Stafi i komisionit mbylli regjistrimin e dëgjesës duke e bërë procesin të pavlefshëm procedurialisht. Ndërkohë kryetari i komisionit Genc Pollo, kërkoi sërish seancë dëgjimore me gazetaret, ku të pranishëm të jenë edhe deputetë të mazhorancës.
“Sot përsëri deputetët e PS bojkotuan dëgjesën me grupin ‘Publicus’ që të mos zbulohen horrllëqet e Erion Veliajt me Teqen e Sharrës që sollën vdekjen e Arditit e të tjera.
Dëgjesa (jo zyrtare pasi mungoi quorumi) u bë para mediave. Do të përsëritet zyrtarisht nesër. Por ministret Nikolla e Kumbaro bojkoti i la në korridor e pa prezantuar buxhetin. Rumpallë rilindiste”, komentoi kreu i këtij komisioni Genc Pollo.












