Presidenti Ilir Meta ka ndërmarrë lëvizjen e radhës pas zhvillimeve të fundit të ndodhur në vend, ku Koegji Zgjedhor ka lene në fuqi datën 30 Qershor.
Burime nga Presidenca bëjnë me dije se nesër në 08:00 do të ketë një kenferencë për mediat në ambjentet e institucionit të Presidentit.
Po sipas të njëjtave burime, në Presidencë do të ketë një tjetër komunikim me mediat për vendimin e sotëm të Kolegjit dhe krizën e rëndë politike në vend.
Në mungesë të gjykatës Kushtetuese, Kolegji rrëzoi sot dekretin e presidentit, duke i hapur rrugë zhvillimit të zgjedhjeve të 30 qershorit e duke mos i dhënë të drejtë Metës.











