Policia ka vënë në pranga një shpërndarës droge në plazhin e Drimadhës. Burimet bëjnë me dije se i riu që kishte gjetur treg pushuesit dhe shpërndante drogë.
Atij iu gjetën 100 kokrra ekstazi, drogë stimuluese dhe afro 1 milionë lekë më vete. Arrestimi i tij u bë në kuadrin e operacionit “Drimadha” nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve.
“Gjatë kontrollit, i gjeti 100 kokrra “ekstazi”, drogë stimuluese, si dhe një sasi valute prej 525 eurove dhe 60.000 lekë të rinj, të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“,-sqaron policia.











