Policia ka shoqëruar në komisariatin e Gjirokaster, kryetarin e PD ne Gjirokaster dhe ish-kryetarin e komunës së Lazaratit, Dasho Aliko, i cili bashkë me persona të tjerë bllokuan rrugën kryeministrit Edi Rama në Gjirokastër.
Po ashtu policia ka shoqëruar edhe sekretarin e PD në Gjirokastër, Spartak Drasa.
Gjatë bllokimit te rruges pati edhe përplasje me policinë.

Nga ana e saj forcat e rendit morën masa që kryeministri Rama të kalonte pa asnjë incident.

Protesta e demokratëve u shoqërua me thirrjet “Rama ik”. Ish-kryekomunari i Lazaratit tha se kjo protestë nuk është për interesa partiake, por ky kryeministër e ka çuar vendin në diktaturë.











