Protesta është mbyllur në Tiranë por jo për shkodranët. Ata prej gati një ore janë grumbulluar para drejtorisë së policisë në Tiranë duke protestuar për arrestimin e njerëzve të PD.

Shkodranët kërkojnë lirimin e ish-deputetit Bardh Spahia. Në protesta merr pjesë edhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi en cila tha se nuk ka asnjë fakt që Spahia të mbahet në qeli.













