Një prostitutë në Zimbabwe gjakosi një klient duke e goditur me shishe birre në kokë, pasi ai donte ta paguante me një vezë të zierë.
Moses Mushonga, 28 vjeç, iu afrua prostitutës në qytetin Mvurwi të provincës Mashonaland, raporton Daily Mail.
Ai filloi ta prekte atë nga gjoksi por vajza 23-vjeçare e quajtur Chipo u ofendua kur mësoi se ai ishte ofruar ta paguante vetëm me një vezë të zier. Djali u tregua i sinqertë dhe i tregoi vajzës se me paratë e fundit që i kishin mbetur, kishte blerë dy vezë të ziera të cilat kushtonin 0.25 dollarë të Zimbabwes, ekuivalente me 1 cent.
Për fat të keq, djali e kishte ngrënë njërën prej tyre.
E inatosur nga ajo që dëgjoi, vajza e goditi atë me një shishe birre dhe më pas edhe me grusht duke e gjakosur në fytyrë.
Zimbabwe është një nga vendet më të varfra në botë.












