Barbana, motra e Ergi Dinit, 22-vjeçarit që vdiq tragjikisht mbrëmë, falënderon gjithë ata që e ngushëllojnë për humbjen njofton edhe orën e ceremonisë mortore.
Barbana Dini, këngëtare edhe ajo, shkruan në rrjetin e saj social Facebook se për të dhe familjen e saj nuk ka ngushëllim pas kësaj humbjeje.
Mesazhi i motrës së Ergit
Faleminderit të gjithëve për ngushëllimet edhe pse për ne s’ka ngushëllim! Ju lajmëroj se varrimi bëehet në ora 15.30 në Shkodër!












