Kryeministri Edi Rama nuk ka frikë vetëm nga burrat dhe gratë shkodrane, por edhe nga fëmijët e tyre. Një video që po qarkullon së fundmi tregon se si në Shkodër, policë civilë po kontrollojnë edhe çantat e fëmijëve.
Mësohet se qytetarë dhe përfaqësues të opozitës i kanë zënë “pritë” Kryeministrit dhe po protestojnë kundër tij në aksin Lezhë- Shkodër, ekzaktësisht në Kryqëzimin e Dajçit.
Mësohet se protestuesit kanë për qëllim të pengojnë udhëtimin e kryeminsitrit Rama drejt Shkodrës.











