Ndërsa kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Shkodrës për fushaten elektorale, një numër i madh policësh dhe forcash speciale kanë zbarkuar në qytetin verior.
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, Shkodra sot i ngjan një shtetërrethimi. Forca të FNSH, Renea dhe forca policore nga i gjithë vendi kanë rrethuar Shkodrën në mbrojtje të kryeministrit.
Mësohet se qytetarë dhe përfaqësues të opozitës i kanë zënë “pritë” Kryeministrit dhe po protestojnë kundër tij në aksin Lezhë- Shkodër, ekzaktësisht në Kryqëzimin e Dajçit.
Mësohet se protestuesit kanë për qëllim të pengojnë udhëtimin e kryeminsitrit Rama drejt Shkodrës.











