Mbështetësit e opozitës në Burrel kanë hyrë brenda ambienteve të KZAZ nr. 17 dhe morën materialet zgjedhore duke i djegur.
Për ndalimin e mbështetësve të opozitës për tu futur brenda në KZAZ erdhën përforcime nga FNSH. Efektivët e FNSH ishin të armatosur me shkopinj gome dhe me gaz lotsjellës. Mbështetësit e opozitës tentuan të futen brenda ambienteve dhe gjuajtën me gurë në drejtim të policisë.
Edhe në këtë bashki, kërkohej lirimi i ambienteve zgjedhore. Raportohet se ka pasur përleshje mes policisë dhe qytetarëve në KZAZ.7
Bëhet me dije se ka pasur të plagosur si nga ana e qytetarëve, ashtu edhe nga ana e policisë. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Burrelit.
https://www.facebook.com/TvMati/videos/444013399664893/











