Protestuesit janë mbledhur pranë KZAZ-ve në Kavajë, duke kërkuar lirimin e ambienteve, gjë e cila është shoqëruar me tensione.
Nënkryetari i Bashkisë së Kavajës, Hysen Kadiu, i ka dhënë ultimatum policisë që deri në orën 16:00 të lirojë ambientet e KZAZ-ve, ndërsa eshte publikuar dhe letra e Kryebashkiakut dërguar KQZ-së.
Kujtojmë se kjo situatë është e ngjshme me rastin e Shkodrës dhe Tropojës, ku pati dhe përplasje fizike, ndërsa protestuesit u detyruan ti venë flakën materialeve zgjedhore duke kërkuar vetë zbatimin e dekretit të presidentit Meta.












