Për disa orë me radhë banorët e një lagje në Elbasan qëndruan në ankth e tension pas zjarrit që përfshiu pallatin ku ata jetonin.
Zjarri ra fillimisht në katin e katërt të pallatit e cila ndodhej pranë shkollës “Dhaskal Todri”. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Por gjithë banorët e lagjes janë në panik pasi tymi dhe flakët ishin në përmasa të mëdha. Nga tymi i madh banorët e zonës kanë probleme me frymëmarrjen.
Pas zjarrit të madh që shpërtheu, një helikopter i kërkim shpëtimit i Forcës Ajrore dhe një grup i Forcave Speciale në të, kreu evakuimin e një vajze 7 vjeçe, të izoluar në katin e 10 të pallatit, për shkak të zjarrit që ra.

Ende nuk dihet shkaqet e këtij zjarri të madh. Zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve.












