Policia ka arrestuar 5 persona dhe janë sekuestruar 500 gramë kokainë e pastër në formë kristalesh pas një operacioni të zhvilluar në Ankona të Italisë.
Në kuadër të operacionit “Natale siguro”, u arrestuan kapoja i bandës, Edmond Hidri, Fatmir Dauti, shtetas maqedonas, dy persona nga Jesi: Mirko Massaccesi e Antonella Tittarelli dhe shqiptari me banim në Recanati, Kleo Shuteriqi.
Droga me një përfitim mujor prej 70 mijë euro në muaj do të shpërndahej në tregjet e Val Muzone dhe Jezit. Hetimet për këtë trafik droge kishin nisur nga karabinierët e qytezës së Ozimos vitin e kaluar.












