Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji pas fotove mesazheve që publikoi ku akuzonte kryeministrin Edi Rama se po përdor administratën për mitingje elektorale, ka nxjerrë edhe një video.
“Rama flet me vete! Pavarësisht kërcenimeve ndaj administratës populli e ka braktisur, karriget bosh me momentin që flet Rama në Maliq”, – shkruan Salianji në Facebook.











