Tetë autobuzë me pasagjerë nga Shqipëria për në Kosovë janë ndaluar në Doganën e Morinës nga pala kosovare.
Ndalimi është bërë me urdhër të Ministrisë së Infrastrkturës dhe Transportit të Kosovës.
Ende nuk dihet arsyet e ndalimit, ndërsa autobusët vijojnë të mbahen të bllokuar në pikën kufitare të Morinës që në orët e para të mëngjesit.











