Një shtetas i huaj është ndaluar nga Policia në aeroportin e Rinasit pasi është kapur me një sasi të lartë vlere monetare me vete.
Mësohet se shtetasi i ndaluar ka pasur me vete rreth 32 mijë dollarë të cilat ishin të padeklaruara më parë, dhe po dilte nga Shqipëria. Personi i ndaluar është shtetasi Ulsi Mammadov me origjinë nga Azerbajxhani.












