Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një fëmije 5-vjeçar, ka ndodhur sot në Kavajë.
Burime të Policisë vendore, bëjnë të ditur se sot rreth orës 10:00, në afërsi të ish repartit Ushtarak, Kavajë, drejtuesi i automjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasi A. L., ka aksidentuar një fëmijë, rreth 5 vjeç,i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.











