Policia arriti të ndalonte autorin e vrasjes në Laç, ditën kur qindra njerëz dhe besimtarë shkuan për të vizituar Kishën e Shna Ndout.
Viktimë mbeti Viktor Shkorreti, ndërsa burimet thanë se vrasja kishte ardhur pas një konflikti të çastit.
Në polici, autori i vrasjes Emanuel Koca ka treguar arsyen e krimit.
“Jam penduar për atë që kam bërë, Viktor Shkorreti më qëlloi me thikë, ndaj e qëllova me armë”, është shprehur Koca në polici.
Ndërkohë që ai pretendon se është dëmtuar me thikë në dorë dhe në njërin prej veshëve.












