Lojtari i Leicester City-t në Angli, Jeff Schlupp arriti t’i shpëtonte për mrekulli një aksidenti automobilistik.
Schlupp u përplas me pemën ndërkohë që drejtonte mjetin e tij luksoz, një Lamborghini 190 mijë paundësh.
Mbrojtësi 23-vjeçar i cili fitoi titullin kampion me skuadrën e tij vitin e kaluar, nuk mori asnjë gërvishtje nga ky aksident fatmirësisht.
Pasaniku, teksa udhëtonte për të shkuar në stërvitje, humbi kontrollin e makinës për shkak të motit të keq.
Kur në vendngjarje mbërriti policia, me shaka Schlupp u tha: Mos u shqetësoni, kam edhe tre makina të tjera të shtrenjta.
Në garazhin e tij, lojtari i Leicester , ka një Range Rover Sport, një BMW i8, dhe një Mercedes sportiv.
















