Pas gjithë debateve të zhvilluara për lëvizjen e tij, Presidenti i Republikës Ilir Meta do të jetë sërish sot para mediave. Kështu bën të ditur Presidenca në një njoftim zyrtar.
Në njoftim thuhet: “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta do të zhvillojë sot një konferencë për shtyp në ora 16:00, në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit”, por nuk jep detaje se cila është tema e kësaj konference.
Presidenti i Republikës anuloi të shtunën në mbrëmje zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ndërsa mëngjesin e djeshëm doli para mediave duke dhënë argumentet që çuan në këtë vendim.(kliko ketu)











