Pasi anëtarët socialistë të KQZ-së rrëzuan dekretin e Presidentit Meta për të shtyrë zgjedhjet, reagon edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
Sipas tij sot KQZ konsumoi veprën e rëndë të puçit institucional.
“KQZ e krimit të organizuar konsumoi veprën e rëndë të puçit institucional duke refuzuar dekretin e Presidentit për zgjedhjet.
Anëtaret e rilindjes në KQZ u vetëngarkuan me përgjegjësi shumë të rëndë penale nga e cila nuk i shpëton dot as Edi Rama dhe askërkush.
Meqe kanë zgjedhur të shkojnë në burg për Edi Ramën. Udhë të mbarë”, shkruan Vasili.











