Reagimi i parë pas takimit me Ramën, ka ardhur nga ambasadori i OSBE. Për ambasadorin Borchard këto janë çështje të brendshme të Shqipërisë, si vendimi i Presidentit për anulimin e zgjedhjeve, po ashtu edhe vendimi i PS-së për nisjen e procedurave për shkarkimin e Ilir Metës.
“Jam besimplotë se institucionet shqiptare do të gjejnë se kush e ka argumentin më të mirë ligjor”- ka thënë ai, pyetur nga media për vendimin e marrë nga Meta për anulimin e zgjedhjeve.
Pyetur për shkarkimin e Presidentit, ai ka thënë: Kjo është cështje e brendshme në Shqipëri, mes parlamentit, Kushtetutës, dhe më pas Gjykatës Kushtetuese.
Deklarata e tij vjen pas takimit të menjëhershem të kryeministrit me ambasadorët në vendn tonë, pas vendimit të Metës për ç’dekretimin e zgjedhjeve.











