Policia ka ndërhyrë me dhunë sot në mëngjes, për të ndërprerë protestën antiplehra, e nisur që mbrëmë para Parlamentit. Ndërsa mëngjesin e sotëm protesta ishte duke u zhvilluar e qetë, kanë mbërritur uniformat blu që kanë tentuar të shpërndajnë protestuesit.
Mësohet se policia ka shoqëruar 2 djem dhe një vajzë, të cilët janë dërguar në ambientet e Komisariatit Nr. 1 Në Tiranë.
Sipas denoncimit janë dy protestues të arrestuar nga policia, Mirel Elezi nga Kukësi dhe Oltjon Zaka nga Lushnja.
Pas rezistencës së protestuesve, mësohet se policia është tërhequr.
Ndërkohë, protestuesit shprehen të vendosur në kauzën e tyre, ndërsa bëjnë thirrje që “në orën 10:00 të jemi sa më shumë!”.











