Brisi e njohur si “Brisi Tatimeve” e famshme për shprehjen e saj “e ku është problemi këtu”, pasi nuk shkëlqeu si drejtore e Tatimeve, e “ngritën” në detyrën e zëvendësministre së Ekonomisë.
Prej dy muajsh ajo mbante këtë “detyrë të lartë”. Por, sikurse u “pëshpërit” dhe “hamendësua” ditët e largimit të saj nga tatimet, se ky largim “i butë” u zgjodh për “ti ruajtur imazhin”, tashmë ka marrë fund dhe “imazhruajtja” e Brisit.
Prej sot, mësohet se “bleta punëtore” ajo është “flakur” edhe si zëvendësministre e Ekonomisë.
Brisi vetë ka pretenduar se ka dhënë dorëheqjen dhe se arsyet ia ka paraqitur kryeministrit.











