Erion Veliaj njihet dhe për “sulmet” pavend që iu bën qytetarëve, ndonëse tenton të duket sikur i zgjidh hallet dhe problemet e tyre.
Nga Kombibati, Kryetari i Bashkisë tha se nuk duhet që të vijnë persona më nga rrethet për të shkatërruar Tiranën. Veliaj pretendon se Tirana është rregulluar me punë, ndërsa kishte mesazhe edhe kryebashkiakët e PD:
“PD dhe opozita dinë vetëm të shkatërrojnë. Kryetari i Bashkisë Kamzë Xhelal Mziu sjell këtu në Tiranë banor të Bathores e rrethinat dhe hedhin këtu zjarr e flakë. Të mos vijnë më nga rrethet për të shkatërruar Tiranën. Jo se do veprojë vetëm ligji, por s’do të rrini dot në banesë nga turpi. Miqtë e mi, mos merrni molotov që të vini në Tiranë.
Shikoni më mirë punët e juaja, bëni më mirë për Shqipërinë, Kjo është thirja ime për këdo që mbush furgonin,- tha Veliaj.











