Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbremjen e djeshme.
Mësohet se një gardist ka plagosur me armën e shërbimit një 22-vjeçar. Burimet thonë se gardisti është arrestuar.
“Mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ramadan Çitaku”, në kryqëzim me rrugën e “Balshajve” në Tiranë, për motive të dobëta, Florjan Hysa ka plagosur rëndë me armën e shërbimit, pistoletë tip “Bereta”, 22 vjeçarin Lorenc Doçi”,-sqaron policia.
Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. Policia po heton për konfliktin që mund të ketë ndodhur mes dy të rinjve.











