Zëvëndësministrja Brisida Shehaj që la dje detyrën ka thyer heshtjen pas një lumë komentesh që e lidhnin largimin e saj me konflikte me ministren e Ekonomisë, Ekonomi.
Sikurse ajo ka deklaruar për neësbomb.al arsyeja e largimit lidhet tërësisht me angazhime të tjera personale.
“Gjatë punës dy mujore me zonjën ministre, por edhe më herët, e kam vlerësuar për profesionalizmin e saj. Me zonjën Ekonomi kam raporte të shkëlqyera dhe gjithçfarë thuhet lart e poshtë se kam pasur konflikte me të, nuk është e vërtetë. Kjo bëhet për të cënuar integritetin tim dhe të ministres për të cilën gëzoj respekt të veçantë”, është shprehur Shehaj.
Dy muaj më parë, Brisida Shehaj la detyrën e rëndësishme të Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve për të marrë zyrën e zv.ministres së Ekonomisë. Largimi i saj nga ministria shënon edhe largimin e zonjëshës së fundit nga administrata e lartë e Rilindjes,organizatë e përbërë nga një grup miqsh që menaxhojnë pushtetin në Shqipëri.











