Përballë Bundestagut gjerman Edi Rama ka vendosur sonte rubrikën e tij Amarcord, prapa së cilës fshihet për të gjuajtur me gurë shefin e komisionit të integrimit Europian në Bundestag , Krichbaum.
Ai kujton një thënie që u vu në mënyrë të padrejtë në gojën e Kancelarit që bashkoi Gjermaninë, Bismark në vitet ’70 të shekullit të 18, se Shqipëria ëhstë një shprehje gjeografike. Kërkimet e shkrimtarit dhe gazetarit të njohur nga Gjakova, Jusuf Buxhovi kanë gjetur se një shprehje e tillë nuk është përmenduar nga Bismarku. Kërkimi i tij u publikua në gazetën Rilindja në Tiranë në vitin 1994.
“Në kohën kur është shkrepur kjo foto e kishës dhe kuvendit françeskan në Shkodër, shumë skeptikë nga jashtë e kishin krejt të zorshme të shihnin te Shqipëria tjetër gjë veçse një “Turqi të vogël”, shprehje gjeopolitike e kohës, por në fakt përkufizim i çdo prapambetje, prapanikllëku, dallkaukllëku, korrupsioni, vëllavrasje, zhvatje, tradhëtie dhe shitje për interesa krejt të vogla, domosdo antikombëtare”.
Në vijim Rama si një “fiction” fajëson për prishjen ekopshtit të tjerët, të cilët as kanë pushtet, dhe Rama as ka ndarë pushtet me ta.
“E keqja ishte atëhere, e ndoshta ende sot, se edhe pse potenciali ishte i madh që Shqipëria të bëhej me forcën e vullnetit dhe të një shumice të vendosur ndonëse të heshtur, kopshti i punuar dhe harmonik me gjeometrinë për tu pasur zili që paraqet kjo foto, xhakajdurët dhe karanxhollët e çdo sahani, rreken ta prishin si të babëzitur. Këtë “punë të madhe në interes të shqiptarëve” siç e quajnë me krekosje prej të marri, historiani romak Taciti e quante “ajo lloj paqe dhe ngazëllimi që nuk janë veç mynxyrë dhe vetmi”
Më tej vijon dhe pasardhësve të Adenaurit u vë përballë vet Adenaurin.
“Me siguri me këta syresh e kish, europiani i madh dhe syçelët Konrad Adenauer tek thoshte se ishte e padrejtë që Zoti, duke kufizuar mençurinë e njerëzve, nuk kishte kufizuar në të njëjtën kohë edhe dritshkurtësinë e tyre.
E megjithatë, muret e këtij kuvendi, të rrënuara nga varrmihësit e këtij kombi e të ringritura prej shprestarëve në të ardhmen ende buçasin nga zëri i amëshuar i bujtësit të tyre të madh:
“Për inat të dreqit e (ca) shqyptarëve, Zoti ka me e mbajt Shqypnin në kambë, me nder e me lumni… Si janë pra shqyptarët e Shqypnia sot? Si janë? Si po i don anmiku…”, përfundon postimin Rama.












